Kryetari i Bashkisë së Tiranës u paraqit mëngjesin e sotëm sërish në Prokurorinë e Posaçme, ku u mor në pyetje lidhur me çështjen e hetimit pasuror ndaj tij.
Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Erion Veliaj kishte kërkuar shtyrjen e kësaj seance pyetjesh, por kërkesa e tij nuk u pranua.
Ditën e hënë, në SPAK u paraqit edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, e cila u mor në pyetje për tre orë. Ndërkohë, ankimimi i saj për kontrollin në banesë dhe në biznesin privat u hodh poshtë nga Apeli i Posaçëm.
Ky i fundit vendosi moskthimin e sendeve personale për Xoxën dhe Arbër Veliajn, vëllain e kryebashkiakut.