Mediat jashtë ndikimit të pushtetit në Serbi raportojnë se protestat e ditëve të fundit janë ndër më të mëdhatë në vend pas atyre që larguan nga pushteti Sllobodan Millosheviçin.

Mijëra studentë dhe fermerë kanë mbushur sheshin në Beograd, duke kërkuar largimin nga pushteti të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Protestuesit e fajësojnë Vuçiçin dhe shtetin e drejtuar prej tij si përgjegjës për 15 jetët e humbura më 1 nëntor, kur u shemb një strehë hekurudhore në Novi Sad.

Presidenti i Serbisë i sfidoi protestuesit, duke deklaruar se nuk largohet nga pushteti pa zgjedhje, ndërsa akuzoi shërbimet partnere se po përpiqen ta rrëzojnë duke organizuar protesta kundër tij.

By Editor