I mjaftuan vetëm gjashtë ndeshje si titullar për të marrë stafetën në portën e Kaljarit. Trajneri Nikola duket se tashmë preferon portierin shqiptar para Skufet, i cili ishte titullar përpara se Sherri të mbërrinte nga Egnatia.

Mediat pranë klubit nga Sardenja raportojnë se Skufet po përgatit largimin dhe është në bisedime për rolin e portierit të dytë te Napoli.

Kjo rritje e shpejtë e Alen Sherrit është një sinjal i qartë edhe për Thomas Strakoshën lidhur me garën për rolin e titullarit në kombëtaren e Shqipërisë.

By Editor