Prokuroria e Posaçme, 3 javë më parë, e kishte apeluar vendimin e GJKKO-së për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj kreut të opozitës.

Apeli i Posaçëm i GJKKO-së shqyrtoi sot ankimimin, duke hedhur poshtë kërkesën e SPAK-ut.

Në seancën e drejtuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi, u vendos lënia në fuqi e masës “detyrim paraqitjeje” ndaj Sali Berishës.

Berisha doli nga arresti shtëpiak në fund të vitit të kaluar, pothuajse një vit pas qëndrimit nën këtë masë.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, e cilësoi këtë vendim si një tjetër fitore të drejtësisë ndaj persekutimit që, sipas tij, po i bëhej liderit të opozitës.

By Editor