Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njoftoi se ka vendosur në përdorim sistemin kinez të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme, të njohur si FK-3.

“Me armatimin e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore me sistemin e ri raketor të mbrojtjes ajrore FK-3, sistemi i kontrollit dhe mbrojtjes së hapësirës ajrore është përmirësuar ndjeshëm në Republikën e Serbisë”, thuhet në deklaratën më të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Serbia e bleu këtë sistem nga Kina, ndërsa me vënien e tij në përdorim, ajo renditet si shteti i parë evropian që përdor këtë sistem.

Serbia ka shtuar lidhjet politike, ushtarake dhe tregtare me Kinën, ndërsa sistemi i mbrojtjes nuk është armatimi i vetëm që Beogradi ka marrë nga Pekini. Avionë luftarakë dhe dronë janë blerë apo dhuruar për Serbinë, ndërsa Kina ka marrë koncesione minerare dhe projekte për ndërtim rrugësh në Serbi.

By Editor