I ati i Martin Canit u shpreh se vrasja e djalit të tij, dy muaj më parë, vijon të jetë e pazbardhur.

Ai thekson se kjo situatë e ka shtuar dhimbjen për familjen e tij, ndërsa kërkoi sërish ofrimin e të gjitha provave të ngjarjes, ku djali i tij humbi jetën pasi u godit me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

“Heshtja vret më shumë se gjithçka. Kemi dy muaj që e përjetojmë këtë dramë të madhe dhe nuk kemi asnjë reagim, as nga prokuroria, as nga shkolla dhe as nga shëndetësia, sepse Martini bëri xhiron e madhe të Tiranës, duke u dërguar në Spitalin Ushtarak për arsye se spitali nuk kishte asnjë makineri për t’i mbajtur zemrën atij.

U bëj thirrje fëmijëve shqiptarë të bashkohemi për kauzën. Ka ardhur fundi. Fëmija është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë, por përjetojmë një ngjarje tragjike, kemi një traumë të madhe. I bëj thirrje prindërve dhe institucioneve, sepse na ka kapur frika. Njëherë kam shkuar në Prokurori dhe prokurorja më tha që do t’i shkojmë deri në fund, por kanë kaluar dy muaj dhe asgjë” – tha babai i 14-vjeçarit.

By Editor