Koloneli Oleksandr Kindratenko, zëdhënës i njësive për operacione të veçanta të ushtrisë ukrainase, tha se trupat koreano-veriore prej tre javësh nuk shihen në frontet e luftës përkrah trupave ruse.

Sipas tij, njësitë koreano-veriore kanë pësuar humbje të mëdha në luftime, çka i ka detyruar të tërhiqen.

Vlerësohet se 11 mijë trupa koreano-veriore u rreshtuan përkrah atyre ruse në luftimet ndaj ushtrisë ukrainase, por Moska nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me këto pretendime të Kievit.

Burime nga inteligjenca britanike dhe ajo amerikane kanë njoftuar se nga 11 mijë trupa koreano-veriore të përfshira në luftime, rreth 2 mijë prej tyre mund të jenë vrarë.

By Editor