Mbrojtësi i majtë i kombëtares së Shqipërisë ishte dhënë në huazim nga Lokomotiva e Moskës te klubi saudit.

Al-Ittihad i Laurent Blanc i dha besim djaloshit të talentuar, ndërsa ky i fundit përligji çdo pritshmëri.

Tashmë Mario Mitaj është titullar në një formacion me Benzema, Kanté apo Fabinho, ndërsa skuadra është në garë për titullin kampion.

Lokomotiva e Moskës njoftoi se ka pranuar 4 milionë euro nga Al-Ittihad për blerjen e plotë të kartonit të Mitajt.

“Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i është bashkuar Al-Ittihad me kontratën e blerjes prej 4 milionë eurosh. Lokomotiva e falënderon Marion për performancën e tij, kur ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në të ardhmen,” thuhet në njoftimin e klubit rus.

By Editor