Alvaro Morata e mbyll pas 6 muajsh përvojën me Milanin, pasi ka arritur marrëveshje me Gallatasarain në Turqi.
Boshllëkun e lënë nga largimi i spanjollit do ta mbushë një meksikan.
Fabricio Romano raporton se Milani ka arritur marrëveshje me Fejnordin për blerjen e Santiago Himenez për 35 milionë euro.
Sulmuesi meksikan do të nënshkruajë për 4 vite me Milanin, ndërsa pritet vetëm mbërritja e tij në Milano për kontrollet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.
Ardhja e Himenez pati miratimin e Zllatan Ibrahimoviç dhe trajnerit Serxho Konseisao.