Riçard Grenell u emërua nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, si emisar për misione të posaçme dhe detyra e tij e fundit ishte në Venezuelë.
Mirëpo, ish-emisari i dialogut Kosovë-Serbi gjatë mandatit të parë të Donald Trump duket se ka sërish një betejë të hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Grenell kërkoi nga zgjedhësit në Kosovë që të mos e rivotojnë Kurtin për kryeministër, pasi sipas tij, ai është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk cilësohet si partner i besueshëm.
![img44251png | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/img_4425-1.png)
Grenell shton se Kurti ka një kurs të gjatë përplasjesh me SHBA-të, duke përfshirë si administratën republikane ashtu edhe atë demokrate.
Emisari i Donald Trump për misione të posaçme nënvizon se bizneset amerikane po shtrihen në Serbi dhe Shqipëri, por sipas tij, Albin Kurti nuk i lejon ato të shtrihen edhe në Kosovë.
Riçard Grenell ka një histori të gjatë përplasjesh me kryeministrin e Kosovës, ndërsa gjatë 4 viteve të drejtimit të qeverisë nga Albin Kurti, zyrtari amerikan nuk i ka kursyer sulmet dhe kritikat ndaj tij.