Fiorentina befasoi pasi mundi Interin në shtëpi me shifrat 2-0.
Pas ndeshjes, trajneri i zikaltërve, Simone Inzagi, u shpreh se përgjegjësia për humbjen bie para së gjithash mbi të. Inzagi shtoi se janë edhe 15 ndeshje për t’u luajtur në kampionat dhe gara për titull me Napolin e Antonio Contes mbetet e hapur.
“Ishte një humbje e merituar. Ajo që më mërzit më shumë është se e merituam humbjen, nuk treguam asgjë në fushë. E dinim që Fiorentina do të mbrohej dhe ia dolën shumë mirë. E nisëm shumë keq dhe ikim të zemëruar në shtëpi. Nuk kishim humbur prej katër muajsh.
![img44251png | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/img_4425-1-2.png)
Mungoi çdo gjë sot: vrapimi, përqendrimi, agresiviteti. Edhe në pjesën e dytë ishim më keq se në të parën. Unë jam përgjegjës për këtë, por nuk është koha për drama, nuk ka mbaruar ende asgjë. Humbja e fundit në kampionat ishte para katër muajsh. 3 nga Napoli? Kanë ngelur edhe 15 ndeshje, nuk është koha për të parë tabelën”, tha Inzagi.