Më 10 shkurt 2025, Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u kthye në Shqipëri nga Italia për të zbatuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ajo u shoqërua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) drejt banesës së saj në Tiranë.
![img44251png | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/img_4425-1-2.png)
Masa e sigurisë ndaj znj. Xoxa u vendos në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ajo akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa hetimet e Prokurorisë së Posaçme vazhdojnë për të zbardhur detajet e mëtejshme të çështjes.