Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e përjashtoi Shqipërinë si një nga vendet që mund të presë palestinezët e larguar nga Gaza, si pjesë e planit të tij për rindërtimin e këtij vendi.

Donald Tramp iu përgjigj pyetjes së gazetarëve duke theksuar se Shqipëria është një nga disa vendet e ofruara për të pritur palestinezë.

Pyetje: “A po merrni në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët, përveç Egjiptit, si Shqipëria apo Indonezia?”

“Po, sigurisht. Ka shumë vende të tjera që duan të përfshihen,” – është përgjigjur presidenti Tramp.

Në rast se plani i presidentit të SHBA-së nis të zbatohet, Shqipëria mund të presë 100 deri në 150 mijë palestinezë.

By Editor