Kryeministri Edi Rama e trajtoi sërish Erion Veliajn si viktimë dhe të përndjekur nga një sistem drejtësie i dalë nga shinat.

Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës mbahet në qeli pa prova dhe se prokurorët kanë vetëm dyshime të pabazuara në fakte. Rama shtoi se gjykatësit duhet të frenojnë padrejtësitë e prokurorëve dhe jo të bëhen palë me ta.

Po ashtu, Rama nënvizoi se antikorrupsioni i dalë nga shinat e kthen sistemin në shtet prokurorial, i cili sipas tij është më i rrezikshëm se vetë korrupsioni.

Kryeministri e cilësoi të pajustifikueshme ngutjen për arrestimin e Veliajt, ndërsa krime si 21 Janari vijojnë të mos zbardhen.

By Editor