Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Dyseldorf të Gjermanisë. Mediat gjermane , referuar të dhënave të policisë bëjnë me dije se shqiptari i vrarë është i moshës 42- vjeçare ndërsa nuk jepen të dhëna të tjera rreth identitetit të tij. Të dhënat e para bëjnë me dije se shqiptari është ekzekutuar teksa lëvizte me biçikletë dhe se ai është qëlluar nga një distancë e afërt.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që policia gjermane vijon me hetimet për zbardhjen e rastit.