#image_title

Aktori i humorit, Gazmend Paja, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa pas daljes u shpreh me nota humori se i ishte sekuestruar telefoni celular.

Nuk jepen detaje se për cilën dosje hetimore u pyet aktori Paja.

Aktori i humorit është shpallur investitor strategjik, ku në bregdetin e jugut kompania e tij, “Ecotech Energy Services”, së bashku me kompaninë “Startek”, kanë marrë 133 mijë m² tokë në Dhërmi.

Gazmend Paja, nga ana e tij, ka theksuar se, pavarësisht marrjes së statusit, nuk ka përfituar konkretisht asnjë centimetër tokë.

By Editor