Sali Berisha ripërsëriti nga foltorja e Kuvendit se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë është arratisur nga vendi para se të prangosej nga drejtësia.
Kreu i opozitës shtoi se laptopi i Ëngjëll Agaçit është marrë nga Prokuroria dhe se nga zbërthimi i tij do të dalin shumë afera korruptive.

“Agaçi është arratisur, mashtroni kur thoni se është sëmurë. Laptopi i tij është në Prokurori dhe do të dalin të gjitha. Laptopi i tij i ka të gjitha vjedhjet që keni bërë. Nuk keni ku shkoni,” – u shpreh Berisha.
Ky i fundit pati akuza edhe për deputetin socialist Damian Gjiknuri, të cilit iu drejtua duke i thënë se do të thirret si dëshmitar në dosjen McGonigal, e cila do të rihapet shumë shpejt pas ndryshimeve politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.