Ish-trajneri i njohur italian nuk i kurseu elozhet për Karlo Ançelotin në një intervistë për mediat spanjolle.

Fabio Kapelo e vlerëson teknikun e Realit të Madridit si më të mirin në botë, veçanërisht për aftësitë e tij menaxhuese në ekip.

“Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, sepse ai di si të menaxhojë ekipin, ai di futbollin, ai di si të vendosë në fushë lojtarët dhe është altruist.

Gjëja më e rëndësishme për një trajner është të kuptojë se çfarë ka në dispozicion, të dijë se ku do të arrijë dhe, nëse nuk e kupton, është një dështim. Ançeloti e kupton këtë në mënyrë perfekte,” – tha Fabio Kapelo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *