Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, urdhëroi ndërprerjen e përkohshme të ndihmave ushtarake për Ukrainën pas debateve me Volodimir Zelenskin në Zyrën Ovale.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e arsyetoi këtë vendim si përpjekje konkrete për të bindur Rusinë të ulet në tryezën e bisedimeve.

Në Ukrainë e shohin këtë vendim si presion për të pranuar kushtet e përfundimit të luftës, për të cilat Kievi ka theksuar se janë të papranueshme.

Volodimir Zelenski ka shprehur gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara, por ka hedhur poshtë mundësinë e lëshimeve territoriale në favor të Rusisë, duke u shprehur se nuk mund të shesë atdheun e tij.

Trump vijon akuzat ndaj Zelenskit, duke e cilësuar këtë të fundit si pengesë për arritjen e paqes, e cila do të sillte fundin e luftës 3-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *