Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se ka numëruar 44 nga 56 vendvotimet me kusht.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 2,634 vota apo 40.21 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 1,186 vota apo 18.11 për qind.

E treta renditet Lidhja Demokratike me 887 vota apo 13.54 për qind, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka 407 vota apo 6.21 për qind.
Pas votave me kusht, pritet të numërohen edhe votat e personave me nevoja të veçanta, fazë e cila përmbyll të gjithë procesin dhe pritet të pasqyrojë shpërndarjen përfundimtare të mandateve parlamentare për partitë politike.