Duket groteske, por është fakt. Irlanda e ftoi Roko Vatën të bashkohet me ekipin e parë për ndeshjen ndaj Bullgarisë në Ligën e Kombeve që luhet këtë muaj, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit u shfaq pas ftesës së irlandezëve duke e ftuar djaloshin të bashkohet me Shpresat e Alban Bushit.

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata, po zhvillon paraqitje të mira me Watfordin në Angli, ndërsa ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga ana e lojtarit se cilën kombëtare do të zgjedhë për të vijuar karrierën e tij.
Rudi Vata ka ripërsëritur shpesh se i biri nuk po ftohej nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ende nuk dihet se cili do të jetë reagimi ndaj ftesës së fundit nga FSHF-ja, e cila erdhi vetëm pasi u mësua se Vata u ftua nga Irlanda në ekipin e parë.