Kombëtarja do të nisë fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Anglisë, në një përballje e cila do të tregojë shumë mbi potencialin e kuqezinjve për të synuar një kualifikim të mundshëm.

Përballë sulmit anglez, me emra si Kane, Saka, Foden, Palmer, nevojitet një mbrojtje solide.

Kapiteni Berat Gjimshiti po luan rregullisht me Atalantën, duke lënë pas problemet e dëmtimeve që e penguan të luante me Kombëtaren për disa ndeshje të rëndësishme.

Po ashtu, Marash Kumbulla ka fituar vendin e titullarit te Espanyoli, me paraqitje bindëse javë pas jave në La Ligën spanjolle.

Ardian Ismajli po luan sezonin më të mirë në karrierë me Empolin në Serinë A, por së fundmi ai ka shfaqur disa probleme muskulare, duke u larguar nga fusha para përfundimit të 90 minutëshit. Ismajli mbetet shqetësimi kryesor para sfidës së 21 marsit në Wembley.

Balliu dhe Mitaj kanë marrë minuta me ekipet e tyre, Rayo Vallecano dhe Al-Ittihad, ndërsa sinjale të mira kanë ardhur edhe nga Hysaj, i cili ka rigjetur veten me Lacion pas një pjese të parë të sezonit jashtë organikës.

By Editor