Etnik Brruti pritet të jetë prurja e re në listën e trajnerit Silvinjo për përballjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Mesfushori është pjesë e Malishevës, ndërsa ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te 21-vjeçarët e Kosovës.

Brruti ishte në pritje të ftesës nga Kosova, e cila vonoi në kohë. 21-vjeçari zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, pasi lajmin e konfirmoi edhe i ati i mesfushorit.

Besnik Brruti shkroi në Facebook, duke u kthyer përgjigje disa trajnerëve dhe analistëve në Kosovë, të cilët e cilësuan zgjedhjen e mesfushorit si tradhti.

Brruti, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thekson në postimin e tij se i biri po luan me flamurin me të cilin u mbështollën dëshmorët e UÇK-së.

Ai shtoi se askush nuk ka të drejtë morale apo sportive të etiketojë djalin e tij si tradhtar, pasi të luash për kombin tënd është nder dhe jo tradhti.

Etnik Brruti i shtohet mesfushës së Shqipërisë si prurje cilësore, pasi ai cilësohet si një lojtar me shumë të ardhme falë cilësive të tij tekniko-taktike.

By Editor