Duke folur në emisionin “Opinion”, gazetari dhe publicisti amerikan Tyler O’Neil theksoi se ka pasur një lobim të përbashkët mes fondacionit të Xhorxh Soros dhe një organizate joqeveritare në Shqipëri për shpalljen non-grata të kreut të opozitës, Sali Berisha.
Gazetari i njohur dëshmoi edhe në Kongresin Amerikan lidhur me këto pretendime, ndërsa në “Opinion” shtoi se këto lidhje dhe lobime patën ndikim direkt në shpalljen e Berishës non-grata nga ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sipas O’Neil, në funksion të këtij qëllimi u përdorën edhe paratë e USAID-it.

“Kjo është një lëvizje shumë shqetësuese nga administrata e kaluar e Biden-it. Ajo çka kemi parë është bashkëpunim midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it.
Tematika e librit tim The Woketapus – Grupimet e Parave të Errëta që Manipulojnë Qeverinë Federale është që shumë grupe aktivistësh të majtë, të mbështetur nga Soros-i dhe rrjeti i tij i parave të errëta, influencuan administratën e Biden-it, dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it.
Kjo është një lëvizje shqetësuese, për të thënë të paktën, kur shikon qeverinë e Shteteve të Bashkuara të kundërshtojë Sali Berishën në këtë mënyrë,” – u shpreh ai.