Nga Sebastian Zonja
Studentët në protestë bllokuan në Beograd Televizionin Publik. Pati përplasje me policinë. Siç ndodh kudo në botë, policia merr masa për mbarëvajtjen e protestave dhe në turmë ka efektivë të shërbimeve inteligjente dhe policë civilë. Fatkeqësisht, njëri prej policëve civilë u ndodh një çast përballë një efektivi të focave speciale serbe, i cili ishte i veshur me uniformë dhe pajimet për raste protestash masive që mund të bëhen të dhunshme. Një t’ju afruar civili pak efektivit të forcave speciale, ai e bëri peshk. Një grusht surratit dhe e rrëzoi në tokë pa ndjenja.

E mori rastin presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe tha se arsyeja pse u godit efektivi civil është pse protestojnë studentët. Ndaj, sipas kësaj logjike, nuk duhet të ketë protesta se mund të rrihet ndokush pa dashje.
E mbani mend që sa herë ka protestuar opozita këtë dekadë, qeveria Rama ka përdorur thuajse të njëjtin argument. Autokratët kanë bërë të gjithë të njëjtën shkollë.