Trajneri Silvinjo shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në mbrojtje peshon shumë mungesa e Mitajt, ndërsa në mesfushë grumbullohet për herë të parë Etnik Brruti. Armando Broja rikthehet pas dëmtimit, pasi stafi mjekësor i Evertonit i dha dritën jeshile për të luajtur. Mirlind Daku ka pasur probleme fizike dhe trajneri Silvinjo vendosi të mos e grumbullojë.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

By Editor