Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën tha para selisë së Prokurorisë së Posaçme se do të ketë publikim përgjimesh të reja, ku sipas tij provohet përfshirja e Taulant Ballës në favorizimin e një bande kriminale në Elbasan.

Sipas Belind Këlliçit, ministri aktual i Shtetit ka ushtruar ndikim te hallkat e gjyqësorit në favor të bandës, e cila e ka mbështetur në Elbasan.

Këto përgjime, sipas Këlliçit, provojnë se SPAK-u është i ndikuar politikisht nga pushteti aktual.

“Prova të reja se si ky institucion është kapur politikisht. Sa herë Berisha ka dalë këtu, ka nxjerrë prova të reja, autentike, të pranuara nga Rama dhe Balla, se si është përfshirë në komunikime të drejtpërdrejta dhe se si ka udhëruar bandat për të ndikuar gjyqësorin në favor të një bande kundër një bande tjetër” – tha Këlliçi.

By Editor