Bajerni i Mynihut pret sonte në shtëpi Interin në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Vinsent Kompani pritet ta nisë ndeshjen me Tomas Mylerin titullar, në mungesë të Xhamal Musialës së dëmtuar. Në mbrojtje parashikohet dyshja Dajer-Kim, për shkak të mungesës së Upamekanos.
Interi vjen me organikë të plotë, ndërsa në minutat e fundit do të vlerësohet nëse Di Marko do ta nisë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes. Mungesa e konfirmuar për skuadrën e Simone Inzagit është ajo e sulmuesit Taremi.
Si Kompani, ashtu edhe Inzagi janë shprehur optimistë para kësaj sfide, duke besuar në një rezultat pozitiv për ekipet e tyre respektive.