Votuesit e regjistruar nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 11 majit do të nisin nga sot të marrin zarfet me fletët e votimit.
Brenda zarfeve, ata do të kenë edhe të dhënat e tyre të koduara dhe ato të korrierëve për rikthimin e tyre.
Votat e dërguara nga mërgata do të numërohen më 11 maj.
Votuesit nga mërgata votojnë për herë të parë pas rënies së komunizmit dhe vota e tyre pritet të jetë përcaktuese për një numër mandatesh në Kuvendin e ri që do të dalë nga zgjedhjet parlamentare.