Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se partia e tij do të votonte Shqipe Selimin dhe Saranda Bogujevcin, nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i propozonte secilën prej tyre për drejtuese të Kuvendit të Kosovës.

Haradinaj shtoi se këmbëngulja e Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar Albulena Haxhiun si të vetmen kandidate po e pengon konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe po çon vendin drejt ngërçit institucional.

“Shpresoj ta votojnë kryeparlamentarin. Kemi dhënë opsionin tonë, por nuk kemi informata të tjera. Kemi thënë se nëse ka kandidat unifikues, do t’ia japim votën.

Ata (VV) e kanë shtyrë seancën dhe nuk kanë ndërmarrë diçka konkrete. Vetëm gjysmë ore para nisjes së seancës e kanë ftuar takimin konsultativ. Kjo nuk është qasje serioze ndaj kësaj teme,” – tha Haradinaj.

By Editor