Ky sezon i qendërmbrojtësit shqiptar me Espanjolin mund të cilësohet si një ndër më të mirët në karrierën e tij, bashkë me sezonin që pati me Veronën në Serinë A.
Marash Kumbulla u huazua nga Roma te Espanjoli pas shumë peripecish me klubin italian, ndërsa në La Liga arriti të rilindë, duke i bindur të gjithë.
Krahas paraqitjeve të mira në prapavijë, Kumbulla ka shënuar edhe 3 gola në përballjet me Getafen, Majorkën dhe Seviljen.
Vazhdimësia e tij i ka bindur drejtuesit e klubit nga Barcelona që të ulen me drejtuesit e Romës për blerjen e kartonit të Kumbullës.
Mbetet të shihet sa do ta vlerësojë Roma kartonin e qendërmbrojtësit, ndërsa mundësia e rikthimit në kryeqytetin italian duket e vogël, pasi Roma ka alternativa në prapavijë.