Një grua shtatzënë ka humbur jetën përpara maternitetit në Prishtinë, ku dyshohet se është vrarë nga bashkeshorti i saj.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”- njofton policia e Kosovës.
Ky krim i rëndë vjen në vazhdën e ngjarjeve te njëpasnjëshme ku gratë shqiptare, si në Shqipëri dhe Kosovë, bien viktima kryesisht nga duart e partnerëve të tyre.