Nga Sebastian Zonja

Të mërkurën, presidenti serb Aleksandër Vuçiq u nis për një vizitë në SHBA, ku do të takohej me zyrtarë të lartë. Vetë ai njoftoi takim me presidentin e SHBA-së Donald Tramp. Kur mbërriti, çeli kamerën në Florida dhe tha se do zhvillojë takime të rëndësishme. Kontrolluam faqen e presidentit amerikan dhe nuk rezultonte me pas në agjendë ndonjë takim me homologun serb. Pasi zhvilloi takim me Rudi Xhulianin, ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, disa zyrtarë të tjerë dhe priste të takohej me punonjësin e muzeut Riçard Grenell, Vuçiqi njoftoi se kishte probleme shëndetësore. U vizitua dhe, sipas medieve serbe, u këshillua të kthehej në Serbi. Disa pyetje:

  1. U kthye në Serbi sepse takimi me rojen e muzeut, ish-kryebashkiakun dhe ndonjë zyrtar të dorës së katërt është pa rëndësi nëse s’ka takim me Donald Trampin?
  2. Sado që shkon e vjen në Serbi e gjetkë djali i Trampit, kur vjen puna te çështje me rëndësi shtetërore, vendosin institucione të tjera, jo djali, vajza apo nipi?
  3. Linjat serbe të lobimit me administratën e re amerikane nuk janë në ato nivele për të cilat kemi hamendësuar?
  4. U sëmur për arsye se duhet të gjejë një alibi të mos shkojë në Moskë, më 9 maj, në Paradën e Fitores?

By Editor