Kryeministri dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku e fton të formojnë një koalicion qeverisës mes dy partive.
Lumir Abdixhiku, në vijimësi, ka deklaruar se partia e drejtuar prej tij nuk do të pranojë krijimin e një qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet,” thuhet ndër të tjera në letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut.