#image_title

Gazetari Mark Kaputo, i cili punon për agjencinë e lajmeve “Axios”, shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka konfirmuar se Sali Berisha nuk ka më pengesa për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kaputo shkroi në platformën “X” se përgjigja zyrtare për pyetjen e tij thekson, ndër të tjera, se masat non-grata të vendosura gjatë presidencës së Joe Biden nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet me Shqipërinë.

“E pyeta Departamentin e Shtetit për statusin e vizës së Berishës dhe më thanë se ai mund të vijë në SHBA.

Përgjigja: Ne japim rregullisht përjashtime për të lehtësuar udhëtimin e individëve të caktuar në SHBA, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare dhe interesat tona kombëtare. Si e tillë, ne nuk do të lejojmë që interesat tona të politikës së jashtme apo marrëdhëniet me Shqipërinë të mbahen peng nga vendime të politizuara të epokës së Biden-it”, – shkroi Kaputo.

By Editor