Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, pati akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në takimin përmbyllës të fushatës në Shkodër.
Doshi u shpreh se Rama mbahet peng nga krimi i organizuar dhe se njerëzit e tij po përpiqen të manipulojnë vullnetin e zgjedhësve.
“Më vjen keq për Edi Ramën që e ka marrë peng korrupsioni dhe krimi i organizuar, sepse kur erdhi në vitin 2013, kisha shumë besim te ai që s’do të përfundonte ku ka përfunduar sot”, u shpreh Doshi në fjalën e tij.
“Shkon dhe shkruan nëpër letra se do të marrë 88 mandate. Po meqë i merr 88 mandate, pse hiqni njerëz nga puna? Pse u bëni presion njerëzve? Po e çojnë vendin në kolaps, saqë ndërkombëtarët jo vetëm që nuk do të japin pasaportë europiane, por mund të mos i njohin zgjedhjet për shkak të krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh e i vogël për të blerë vota. Policia është e lidhur me krimin e organizuar”, tha Doshi.