Ishte parashikuar që Carlo Ancelotti të drejtonte Real Madridin edhe në Botërorin e Klubeve muajin e ardhshëm, por humbja e katërt sezonale në “El Clasico” ndaj Barcelonës duket se u ka ndryshuar planet drejtuesve të klubit.

Media të afërta me madrilenët raportojnë se Xabi Alonso mund të marrë drejtimin e ekipit pas dy javësh, kur mbyllet La Liga, dhe jo në fund të qershorit.

Kjo lëvizje bëhet me synimin që Alonso të drejtojë skuadrën në Botërorin e Klubeve, turne i cili do ta ndihmojë teknikun të krijojë ide më të qarta për sezonin e ardhshëm.

Kësisoj, Carlo Ancelotti pritet të marrë valixhet më herët, me Brazilin që e pret prej dy vitesh për të drejtuar kombëtaren pesë herë kampione të botës.

By Editor