Edhe kësaj here, Lëvizja Vetëvendosje propozoi krijimin e një komisioni mbikëqyrës për ndryshimin e votimit lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit, nga votim i hapur në të fshehtë.

Kërkesa për komisionin nuk kaloi sërish, pasi mori vetëm 55 vota nga 61 të nevojshme.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kërkoi nga kryeministri Albin Kurti ndryshimin e propozimit për kryesues të Kuvendit, pasi sipas tij Albulena Haxhiu nuk do t’i ketë asnjëherë 61 votat e nevojshme.

Ai shtoi se është absurde që 1 milion votues të mbahen peng për një emër të përveçëm.

By Editor