Din Hauzen ishte një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Premier Ligë. Mbrojtësi i Bornmuthit zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha europiane.

Në fund, ishte Reali i Madridit që fitoi garën për shërbimet e 21-vjeçarit. Mediat iberike raportojnë se marrëveshja mes klubit madrilen dhe Bornmuthit është arritur për shifrën e 60 milionë eurove, ndërsa Hauzeni pritet të jetë një nga shtyllat e projektit të ri të Ksabi Alonsos në “Santiago Bernabeu”.

Hauzen iu bashkua Bornmuthit verën e kaluar për 15 milionë euro, pasi u transferua nga akademia e Juventusit. Por klubi italian nuk del pa përfitime nga ky transferim: si pjesë e klauzolës së rishitjes, Juventusi do të përfitojë edhe 6 milionë euro nga kalimi i mbrojtësit te Reali i Madridit.

By Editor