Procesi i numërimit të votave të mërgatës është drejt përmbylljes, me mbi 90% të votave të numëruara deri në orët e fundit. Të dhënat paraprake tregojnë një epërsi të dukshme të Partisë Socialiste, e cila kryeson me një diferencë të konsiderueshme ndaj forcave të tjera politike.

Sipas rezultateve të deritanishme, renditja është si më poshtë:

Partia Socialiste – 78,771 vota

Partia Demokratike – ASHM – 40,899 vota

Nisma – SHB – 11,836 vota

Mundësia – 5,423 vota

Lëvizja Bashkë – 3,892 vota

Këto rezultate përforcojnë trendin e nisur që në hapjen e kutive të para të votimit nga diaspora, ku Partia Socialiste ka ruajtur avantazhin në mënyrë të qëndrueshme. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse rezultatet përfundimtare do të sjellin ndonjë ndryshim në renditje apo përqindje.

Pritet që numërimi të përfundojë plotësisht brenda ditës së sotme, ndërsa subjektet politike kanë nisur të analizojnë votën e mërgatës si një tregues gjithnjë e më i rëndësishëm në zgjedhjet kombëtare.

By Editor