Liverpuli pritet të jetë skuadra e re e Florian Virc.
Mediat gjermane dhe ato britanike raportojnë se trekuartisti ka refuzuar ofertën e Bajernit të Mynihut, ndërsa ka arritur një marrëveshje verbale me Liverpulin.
Vendimtare raportohet të ketë qenë biseda që Virc pati me trajnerin Arne Slot pak ditë më parë.
Kampionët e Anglisë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të Virc te Bajer Leverkuseni, e cila kap shifrën e 120 milionë eurove.
Virc pritet të jetë afrimi i dytë te Liverpuli nga radhët e Leverkusenit, pasi pak ditë më parë u zyrtarizua blerja e Frimpong për 35 milionë euro.