Zinedine Zidane nuk i kurseu fjalët e mira dhe pëlqimin për talentin 17-vjeçar të Barcelonës.
Ai u shpreh se është e rrallë të shohësh një lojtar në moshën e Jamal të jetë kaq dominues në fushën e lojës.
“Pjesa e dytë që ai luajti ndaj Interit ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë. Ai ishte aq dominues në pozicionin e tij dhe kjo është diçka unike për moshën e tij. Secili lojtar ka momentin e tij, por momenti i Lamine ka nisur shumë herët. Jemi me fat që do ta kemi mes nesh dhe do ta shohim të luajë edhe për shumë vite,” – tha Zidane për “Foot Mercato”.
Ish-tekniku i Realit të Madridit e la të hapur mundësinë e rikthimit në drejtimin e një skuadre, por aktualisht nuk ka një ofertë konkrete që ta bindë të rikthehet.