Kandidati për deputet i Partisë Demokratike u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Aulon Kalaja u thirr në cilësinë e kallëzuesit, pasi denoncoi vendimin e qeverisë për faljen e gjobave pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Po ashtu, mësohet se Kalaja pritet të bëjë një tjetër kallëzim ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për refuzimin e hapjes së kutive dhe rinumërimit në qarkun e Durrësit, ku Kalaja kandidoi për deputet nën siglën e koalicionit PD-ASHM.

By Editor