Mançester Siti e ka rritur në 70 milionë euro ofertën e dytë drejtuar Milanit për shërbimet e Tijani Rejnders.
Klubi italian po e vlerëson ofertën, ndërsa trajneri i ri, Masimiliano Alegri, pritet të thotë fjalën e fundit për këtë çështje.
26-vjeçari holandez pëlqehet shumë nga Pep Guardiola, i cili synon ta rikthejë Mançester Sitin në nivele të larta, pas përfundimit të sezonit të parë pa trofe që nga nisja e drejtimit të klubit.