Liam Delap do të jetë lojtar i Çelsit, pasi “blutë” e Londrës kanë paguar 30 milionë paund për kartonin e tij.

22-vjeçari spikati këtë sezon në Premier Ligë, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 8 asistime, me fanellën e Ipsuiç Taunit.

Për Delap kishte interes edhe nga Mançester Junajtid dhe Njukasëll, por ishte Çelsi ai që arriti të finalizojë marrëveshjen.

Sulmuesi i ri pritet të shtojë konkurrencën në qendrën e sulmit, ku do të garojë me Nikolas Xhekson për një vend titullari.

By Editor