Seanca e fundit stërvitore dha një ide se si mund të luajë Kombëtarja nesër në mbrëmje ndaj Serbisë.
Armando Broja pritet të jetë i vetëm në majën e sulmit, i mbështetur nga Asani dhe Hoxha nga krahët.
Në mesfushë pritet dyshja Asllani–Ramadani, ndërsa mbetet të shihet nëse krah tyre do të luajë Bajrami apo Laçi.
Në mbrojtje, të sigurt në formacion duken kapiteni Gjimshiti, Mitaj dhe Balliu nga krahët, ndërsa ka balotazh mes Ismajlit dhe Kumbullës për një vend në katërshen e prapavijës.
Në portë pritet ta nisë titullar Strakosha.
Rei Manaj është rikthyer në stërvitje dhe, së bashku me Mirlind Dakun, shpresojnë të marrin minutat e tyre në këtë përballje.