Jeruzalem – Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke thënë se një veprim i tillë nuk do të përshkallëzonte konfliktin mes dy vendeve, por do ta përmbyllte atë.

Në një intervistë për televizionin amerikan ABC News, Netanjahu u shpreh se shënjestrimi i Khameneit do të sillte fundin e përplasjes me Iranin. “Nuk do ta përkeqësonte, por do ta përfundonte atë,” tha ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me ndikimin që një sulm i tillë do të kishte në rajon.

Ai komentoi edhe mbi raportimet se ish-presidenti amerikan Donalld Tramp kishte vendosur veto ndaj një plani të mëparshëm izraelit për ta eliminuar Khamenein, nga frika e përshkallëzimit të situatës. Netanjahu theksoi se, sipas tij, një veprim i tillë nuk do të sillte më shumë luftë, por do t’i jepte fund tensioneve.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë tejet të brishtë për Lindjen e Mesme, ku përplasjet midis Izraelit dhe Iranit janë intensifikuar ndjeshëm. Komentet e Netanjahut pritet të nxisin reagime të forta ndërkombëtare, pasi lidhen me kërcënimin e drejtpërdrejtë ndaj një figure të lartë shtetërore iraniane dhe mund të çojnë në thellimin e krizës rajonale.

By Editor