Senatori amerikan Bernie Sanders shkroi se luftën me Iranin e nisi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

“Netanjahu e nisi këtë luftë duke sulmuar Iranin. Ai vrau Ali Shamkhanin, negociatorin kryesor bërthamor të Iranit, duke sabotuar me qëllim negociatat bërthamore SHBA-Iran”, shkroi ai në “X”.

Sanders, një kritik i fortë i sulmit të Izraelit në Gaza, shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen në një tjetër luftë të paligjshme të Netanjahut – as në aspektin ushtarak dhe as në atë financiar.

By Editor