Seanca e 33-të me radhë nuk prodhoi sërish asnjë rezultat për formësimin e Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
Kërkesa për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit nuk mori sërish numrin e nevojshëm të votave.
Vetëm 51 deputetë votuan në favor të këtij komisioni, ndërsa partitë e opozitës vijojnë të mos paraqesin kandidatë për këtë komision dhe të mos marrin pjesë as në votim.
Fjalën e fundit për ligjshmërinë ose jo të votimit të fshehtë për zgjedhjen e drejtuesit të Kuvendit të Kosovës pritet ta thotë Gjykata Kushtetuese e vendit.