Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, ka paralajmëruar se sulmet ndaj Izraelit do të intensifikohen, ndërsa sot shënohet dita e gjashtë e konfliktit midis dy vendeve.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Khamenei shkroi se “beteja sapo ka filluar”.
Së fundmi, 50 avionë izraelitë kanë bombarduar objektiva brenda territorit iranian, kryesisht instalime të infrastrukturës bërthamore.
Nga ana tjetër, Teherani ka vazhduar të lëshojë raketa balistike drejt Izraelit, të cilat kanë shkaktuar dëme në disa qytete, përfshirë Jerusalemin, Telavivin dhe Hajfën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donalld Tramp, i ka bërë thirrje udhëheqësit iranian që të dorëzohet dhe të ulet në tryezën e negociatave për një marrëveshje të re bërthamore.
Trampi shtoi se eliminimi fizik i Ali Khameneit “nuk është një mision i vështirë”, por se aktualisht po i jep kohë për reflektim udhëheqësit iranian.